Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë avancuar, Shqipëria gati të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve!
Kryeministri Edi Rama në episodin e Radhës të podcastit “Flasim” u shpreh se vend ynë është tashmë më pranë se kurrë anëtarësimit në BE. Ai tha se BE në diskutimin e raportit të Komisionit Europian, vlerëson se Shqipëria është tashmë gati të hyjë në fazën përmbyllëse të kapitujve të integrimit. “Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion. Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe...
Burimi:
vizionplus.tv