Raporti i IBAR/ “8 mijë akuza për ngecjen e procesit”, ministri Gogu: Asnjë pengesë në rrugën drejt BE-së
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria nuk ka asnjë pengesë në procesin e integrimit europian sa i takon raportit të IBAR-it. Gogu theksoi se negociatat me Bashkimin Europian po ecin përpara në mënyrë dinamike, ndërsa akuzoi opozitën për përhapje të pretendimeve të pavërteta mbi ngecjen e procesit. “Kolegët e Ministrisë së Drejtësisë çuan në Bruksel 8 mijë faqe. Janë zhvilluar 90 takime dhe 70 institucione në Shqipëri janë rakorduar për ato rezultate. Çështjet po shqyrtohen nga grupi i punës. Negociatat janë dinamike, ecin përpara dhe nuk ngecin. Më vjen keq që ju keni kontribuar në 8 mijë akuza për ngecjen e procesit. Si ka mundësi që smira juaj politika ndaj një shoqërie, jeni i vetmi formacion shoqëror që shkoni...
Burimi:
vizionplus.tv