Rama zbulon projektin “Porta e Alpeve”: Investim 100 milionë euro për turizmin malor
Kryeministri Edi Rama foli në podkastin “Flasim” për zhvillimet e fundit në kuadër të Paketës së Maleve, duke vënë theksin te një projekt i ri strategjik për veriun e vendit. Rama u ndal te projekti “Porta e Alpeve”, i cili sipas kryeministrit parashikon një investim masiv prej 100 milionë eurosh, në bashkëfinancim me Bankën Europiane të Investimeve, me synim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit malor dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonat veriore. Ai theksoi se projekti synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit, përmes përmirësimit të rrugëve, transportit, ujësjellësve dhe menaxhimit të ujërave të zeza, si dhe ndërhyrjeve në zhvillimin urban dhe restaurimin e trashëgimisë historike. Gjithashtu, sipas Ramës, një element i rëndësishëm i projektit është...
Burimi:
javanews.al