Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar publikisht kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, pas emërimit të tij zyrtar nga parlamenti ukrainas (Verkhovna Rada). Përmes një mesazhi në platformën sociale “X”, kreu i qeverisë shqiptare i uroi suksese homologut të tij të ri në këtë detyrë sfiduese, duke konfirmuar edhe një herë qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në mbështetje të lirisë, sovranitetit dhe paqes së drejtë në Ukrainë. “Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës. I uroj suksese të plota në këtë detyrë të rëndësishme, teksa i bashkohet Presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej periudhave më të vështira të historisë së saj, me guxim, qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Shqipëria qëndron fuqimisht në krah të Presidentit...