Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë ish-presidentin e Francës, François Hollande, të cilin e ka nderuar me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës. Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi vizitën e Hollande si një kënaqësi dhe privilegj, duke vlerësuar mbështetjen e tij të vazhdueshme për Shqipërinë. “Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike”, shkroi kryeministri Rama. Rama vlerësoi gjithashtu rolin e ish-presidentit francez në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, mbështetjen për integrimin europian të vendit dhe besimin e tij se Shqipëria ka një rol gjithnjë e më të...
Burimi:
opinion.al