Rama takim me banorët e Zvërnecit, qytetarët mblidhen për protestë

Rama takim me banorët e Zvërnecit, qytetarët mblidhen për protestë

Qytetarët janë mbledhur sërish sot, për të gjashtën ditë për të protestuar kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë. Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë. As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit. Ndërkohë nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvërnec, ku po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e zonës. /vizionplus.tv