Rama sulmon protestën: Lëpijnë e helmojnë çdo qytetar të ndershëm

Rama sulmon protestën: Lëpijnë e helmojnë çdo qytetar të ndershëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të fundit, duke deklaruar se përplasja është mes “Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian” dhe atyre që synojnë të pengojnë zhvillimin e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi pamje nga Banjat Termale të Bënjës në Përmet, duke i paraqitur ato si dëshmi të zhvillimit të zonës dhe duke kundërshtuar pretendimet për dëmtim të zonës. “Kjo video është bërë me pamje nga mbrëmë në Banjot Termale të Bënjës, Përmet, ku sonte do të vazhdojë një aktivitet social-kulturor i lajmëruar prej kohësh, si festë përmetare. Ky është realiteti i një destinacioni turistik, i cili dy ditët e fundit u bë shënjestër e histerisë digjitale të organizatorëve të vërtetë të protestës – ekstremistëve të dukshëm që predikojnë “plumbin tradhëtarëve”,...