Rama: Shqipëria po performon si vendet e BE në prokurimet publike

Rama: Shqipëria po performon si vendet e BE në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama, së bashku me negociatoren për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik” dhe njëkohësisht Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta (Shahollari), zhvilluan sot një konferencë për mediat ku u ndalën tek zhvillimet kryesore në fushën e prokurimeve publike. Rama theksoi se Shqipëria paraqitet me rezultate shumë të mira, krahasuar me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, duke sjellë të dhëna konkrete nga raportet e  Gjykatës Europiane të Llogarive . Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se “Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët kryesorë që përcakton BE për konkurrueshmërinë, po të shohim tabelën, nëse mesatarja e kontratave me një ofertues të vetëm është 32.3% në vendet e BE-së, për Shqipërinë ato janë në masën 23.5%. Në...