Rama: Shqipëria, në BE në 2030! molotovarët tentuan të pengonin procesin, por dështuan

Rama: Shqipëria, në BE në 2030! molotovarët tentuan të pengonin procesin, por dështuan

Konferenca ndërqeveritare e 26 majit  ishte në fokus të podcastit të Kryeministrit Edi Rama këtë të djelë. Ai nënvizoi se tashmë vendi ynë ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave.  “Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit aty, në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar”, tha Rama. Kryeministri akuzoi sërish opozitën, që sipas tij tentoi të bllokonte procesit me qëndrimet e saj.  “Molotovarët” e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative, u lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës, gëzonin si fëmijët kur fotot e kazanëve me flakë apo...