Rama: Shqipëria me NATO-n deri në fund, Europa duhet të reflektojë për barrën e sigurisë dhe të ardhmen
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhej këtë të premte, 15 maj, në Estoni, në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria do e mbështesë gjithmonë NATO, si vend anëtar. Rama shtoi se fragmentarizimi burokratik është rrezik për NATO. “Shqiptarët janë talebanë pro perëndimore, jemi me aleancën transatlantike deri në fund. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani. Nuk dua të provokoj askënd këtu, por jam shumë i tunduar të heq një paralele, të bëj pikënisje ish Bashkimin Sovjetik. Kur vjen fjala si gjërat perceptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese, jo sepse Europa mund të...
Burimi:
javanews.al