Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, mbi mesataren e BE-së në disa indikatorë

Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, mbi mesataren e BE-së në disa indikatorë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në podcastin “Flasim” se Shqipëria ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në fushën e prokurimeve publike, duke u vlerësuar pozitivisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të procesit të integrimit. Sipas Ramës, Shqipëria renditet e para në rajon për treguesit e prokurimeve publike dhe në disa indikatorë kyç ndodhet edhe mbi mesataren e vendeve të BE-së. Ai theksoi se procedurat me një ofertues në vend janë 23.5%, ndërsa për prokurimet e punëve publike kjo shifër zbret në 12%, krahasuar me mbi 32% që është mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian. “Këtë javë ndamë disa të dhëna kuptimplota për ecurinë e jashtëzakonshme të Shqipërisë në fushën e prokurimeve publike. Një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe një...