“Rama, SHPORRU”/ Blushi thirrje për protestën: Kupa u mbush, asgjë nuk i ndal qytetarët, zgjidhja është dorëheqja

“Rama, SHPORRU”/ Blushi thirrje për protestën: Kupa u mbush, asgjë nuk i ndal qytetarët, zgjidhja është dorëheqja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku lëshon akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bën thirrje për mobilizim qytetar. Sipas tij, situata ka arritur në një pikë kritike, duke theksuar se “kupa u mbush” dhe se përgjegjës për gjendjen është vetëm kreu i qeverisë. Blushi paralajmëron se protesta është e pashmangshme dhe se “asgjë nuk i ndal qytetarët”, ndërsa shton se e vetmja zgjidhje mbetet dorëheqja dhe largimi i Ramës nga pushteti.