Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqen disa tensione nga protesta. Ai e ka shoqëruar këtë video me deklaratën e Unionit të Gazetarëve, duke shkruar se ata nuk kanë lidhje me qeverinë, përveç rasteve, që sipas tij, bëjnë deklarata negative për qeverinë. Postimi i plotë: Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, përveç rasteve kur ka bërë deklarata negative për qeverinë! Por deklaratën bashkëngjitur të Unionit po e postoj, sepse lidhet me të vërtetën më të rëndësishme dhe më shqetësuese të protestës së javëve të fundit: Frymën fashiste të një numri të madh bullistash online, e cila është fryma dominuese e protestës, që materializohet edhe në turmën bullizuese të marshuesve nëpër rrugë. Në video janë pikërisht këta...
Burimi:
ntv.al