Rama: Shembëlltyra e zezë që i keqpërdor qytetarët do të thërmohet në çika…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme, ndërsa në kryeqytet dje u mbajt dita e 30-të e protestës. Rama shprehet se në fund të këtij tubimi, protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shembëlltyra e zezë që i keqpërdor qytetarët do të dështojë e do të thërmohet në çika. “QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre. Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë...
Burimi:
ntv.al