Rama refuzon Kuvendin, Alizoti: Kryeministri i zhdukur paralajmëron diktaturën…

Rama refuzon Kuvendin, Alizoti: Kryeministri i zhdukur paralajmëron diktaturën…

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe akuza të forta drejtuar kreut të qeverisë lidhur me mungesën e tij në Kuvend. Gjatë fjalës për procedurë, deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti ka ngritur shqetësimin se kryeministri po shkel haptazi nenin 80 të Kushtetutës, i cili e detyron atë të mos u shmanget interpelancave të kërkuara nga ligjvënësit. Duke e lidhur këtë situatë me protestat e fundit masive në vend, përfaqësuesi i opozitës shtroi pyetjen nëse Shqipëria funksionon ende si një Republikë Parlamentare. Sipas tij, shteti i së drejtës ka si qëllim kryesor të kufizojë përmes ligjit "epshin e liderit". Në rast se ligji themeltar shkelet dhe tekat e individit triumfojnë, atëherë vendi kalon automatikisht në një regjim diktatorial. Tomorr Alizoti: Drejtuese e seancës....