Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, i cili komentoi protestat e fundit në Shqipëri kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, si dhe akuzat e ngritura nga kreu i qeverisë shqiptare se propaganda iraniane ka ndikuar në manipulimin e shumë qytetarëve shqiptarë. Më herët, Baghaei ironizoi deklaratat e Ramës, duke thënë se autoritetet shqiptare mund të arrijnë deri aty sa të akuzojnë edhe flamingot si “agjentë iranianë të sigurisë”. “Ndoshta ata do të thonë se flamingot kanë të ngjarë të kenë qenë agjentë iranianë të sigurisë. Ky pretendim është një model stereotipik ku çdo organ qeverisës që dëshiron t’i afrohet regjimit sionist ngre akuza kundër Iranit për t’i kënaqur ata. Megjithatë, populli shqiptar ka një nivel...