Rama publikon ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Batuta me ministrat dhe momentet nga mbyllja e tre kapitujve me BE
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videokartolinë me momentet kryesore nga vizita e tij në Bruksel, ku u zhvillua Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, e cila shënoi mbylljen e tre kapitujve të negociatave për anëtarësim. Në fillim të videos shfaqet një bisedë informale mes Ramës dhe anëtarëve të delegacionit shqiptar. Kryeministri pyet kryenegociatoren Majlinda Dhuka nëse është e mundur të mbyllen më shumë se tre kapituj njëherësh. “Mund të bëhen më shumë se 3?”, pyet Rama, ndërsa Dhuka përgjigjet se preferohet mbyllja e kapitujve në grupe prej tre, pasi diskutimet me vendet anëtare janë më të frytshme në këtë format. Gjatë bisedës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, thekson se kjo ishte hera e parë në dy dekada që zhvillohen katër...
Burimi:
javanews.al