Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Sinaballaj ë Rrogozhinës: I shtojnë vlerë turizmit lokal

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Sinaballaj ë Rrogozhinës: I shtojnë vlerë turizmit lokal

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të enjteje pamje nga fushat me luledielli në Sinaballaj të Rrogozhinës, duke vënë në dukje potencialin bujqësor dhe bukurinë natyrore të zonës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama thekson se fushat me luledielli jo vetëm që pasqyrojnë zhvillimin e bujqësisë, por krijojnë edhe një peizazh të veçantë që i shton vlerë turizmit lokal. “Mirëmëngjes 😊 dhe me këtë pamje nga Sinaballaj, Rrogozhinë, ku fushat me luledielli pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës dhe krijojnë një peizazh të veçantë që i shton vlerë edhe turizmit lokal, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.