Rama publikon momente nga Samiti i NATO-s, takime të ngrohta me Melonin dhe Erdogan
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto-album nga pjesëmarrja e tij në Samitin e NATO-s, i zhvilluar në Ankara, ku ka zhvilluar takime me disa prej liderëve të vendeve anëtare të Aleancës. Në fotografitë e publikuara, Rama shfaqet krah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministres italiane Giorgia Meloni, kryeministrit britanik Sir Keir Starmer, si dhe liderëve të tjerë pjesëmarrës në samit. Në disa prej momenteve të publikuara, kryeministri shqiptar shfaqet i afërt dhe në një atmosferë miqësore me Giorgia Melonin dhe Recep Tayyip Erdoganin, duke përcjellë momente komunikimi dhe marrëdhënie të mira me liderët e vendeve aleate. Samiti i NATO-s mblodhi drejtuesit e vendeve anëtare për të diskutuar çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjatë takimit...
Burimi:
vizionplus.tv