Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e “Rozafës”, nëse e keni seriozisht me mjedisin, bujrum dëgjoni argumentet
Kryeministri Edi Rama, duke folur nga “Kalaja e Rozafës” në Shkodër, në kuadër të 35-vjetorit të PS, u bëri thirrje qytetarëve që protestojnë se, nëse duan vërtet të informohen për projektin dhe mjedisin, duhet të ulen e të bisedojnë. Ai tha se qeveria dhe Partia Socialiste nuk do ta bëjnë Shqipërinë si legjenda e “Rozafës”, duke e ndërtuar ditën dhe duke e shkatërruar natën, por do ta çojnë vendin aty ku i takon, në Bashkimin Evropian. “Patjetër që ka arsye për të protestuar, por më shumë ka arsye për të punuar; patjetër që ka arsye për të protestuar, por më tepër ka arsye për t’u bashkuar. Se dera që na është hapur që qytetarët të jenë të barabartë nuk mund ta lejojmë ta mbyllë asnjë...
Burimi:
vizionplus.tv