Rama: Programi i ri i financimit do të mbështesë mijëra biznese shqiptare me kredi të buta
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka nënshkruar një partneritet të rëndësishëm me sistemin bankar për mbështetjen e sipërmarrjes shqiptare, duke e cilësuar atë si një hap me potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas Ramës, marrëveshja ndërmjet qeverisë, sistemit bankar dhe linjës së kredisë së Banka e Shqipërisë synon të krijojë më shumë mundësi financimi për bizneset shqiptare përmes kredive me interesa të ulëta dhe garancisë sovrane të qeverisë. “Këtë javë nënshkruam edhe partneritetin shumë të rëndësishëm mes shtetit dhe sistemit bankar për mbështetjen e sipërmarrjes shqiptare. U hodh një hap i paralajmëruar, por që është një hap në drejtimin e duhur me një potencial të jashtëzakonshëm për rritjen e mëtejshme të sipërmarrjes shqiptare. Nënshkrimi i...
Burimi:
javanews.al