Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ka ‘zbërthyer’ kuptimin e dokumentit strategjik “BESA”, që qeveria e ka prezantuar si bazën e një qasjeje të re në vendimmarrje dhe marrëdhënien me qytetarët, një hap që erdhi në shenjë reflektimi ndaj të ashtuquajturës “Protesta e Flamingove”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpjegon se “BESA” që ai u jep shqiptarëve mbështetet mbi katër shtylla: B për besim, E për empati, S për shërbim dhe A për angazhim. “Besa” është një dokument strategjik dhe politik i prezantuar nga Kryeministri Edi Rama në korrik të vitit 2026, i konceptuar si një marrëveshje e re qeverisëse dhe një metodë e re veprimi e Partisë Socialiste për mandatin e katërt. Dokumenti synon të adresojë pakënaqësitë qytetare dhe të rrisë llogaridhënien përmes mekanizmave shtetërorë...
Burimi:
javanews.al