Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet axhenda
Kryeministri Edi Rama do të mikpresë të martën Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën si pjesë e një serie vizitash diplomatike në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Vizita realizohet në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Samiti vjen gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian për forcimin e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor. Programi i vizitës në Tiranë përfshin: 11:15 – 12:00: Takim bilateral mes dy delegacioneve 12:15 – 12:45: Konferencë e përbashkët për shtyp
Burimi:
opinion.al