‘Rama presion politik mbi GJK’/ Gjokutaj: Në 1 muaj rikthim në detyrë Balluku firmosi 100 mln euro tendera

‘Rama presion politik mbi GJK’/ Gjokutaj: Në 1 muaj rikthim në detyrë Balluku firmosi 100 mln euro tendera

Avokati Genci Gjokutaj, i ftuar në intervistën e orës 16:00 në SYR TV, me moderatoren Eneida Ndoci, ka analizuar lëvizjet e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke argumentuar se dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese ishte një lëvizje për t'iu shmangur përgjegjësisë direkte. Sipas tij, kryeministri nuk guxoi të vepronte vetë për shkak të luftës së brendshme politike dhe "shtrëngimit" mes tij dhe Ballukut. Në një intervistë televizive, Gjokutaj shpjegoi se ligjërisht, çështja e Ballukut ishte e qartë dhe kryeministri kishte disa opsione të thjeshta: mund të kërkonte dorëheqjen e saj, ta shkarkonte, ose ta mbante të pezulluar duke caktuar një zëvendës tjetër. "Të gjitha këto mosveprime të Ramës, ai i përmblodhi në një kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese,...