Bajerni dhe Arsenali nisën favoritë, gjysmëfinalet kompletohen këtë mbrëmje
Pas Atletikos së Madridit dhe PSG-së, sot është radha e dy çerekefinaleve të tjera për të përcaktuar 4 më të mirat në Champions League 2025/2026. Në orën 21:00: Bajern Mynih- Real Madrid dhe Arsenal- Sporting Lisbonë. Të dyja skuadrat pritëse nisen nga avantazhi i fitoreve të tyre në të vajtjes. Bajerni fitoi 1-2 në ‘Bernadebu’ ndërsa londinezët kaluan 0-1 në Lisbonë falë një goli të shënuar në fund. Te dueli i Mynihut sfida mbetet me pritshmëri të lartë pasi 15 herë kampionët e Europës kanë treguar se nuk i dorëzojnë lehtë ‘armët’. Pavarësisht se kanë probleme të shumta me dëmtimet, apo përballë kanë një rival pretendent për t’i shkuar deri në fund kompeticionit. Ndërkaq në ‘Emirates’ ‘topçinjtë’ e Mikel Artetës pritet të kenë gjithëçka në...
Burimi:
sportiim.al