Linjat interurbane nga Vlora reduktojnë oraret e nisjeve, shkak nafta e shtrenjtë
Rritja e çmimit të naftës ka vënë në vështirësi edhe pronarët e autobusëve të linjave interurbane në Vlorë. Në pamundësi për të rritur çmimin e biletave dhe për shkak të uljes së fluksit të lëvizjeve të pasagjerëve, pronarët e autobusëve të transportit publik interurban në Vlorë kanë gjetur si zgjidhje të momentit eliminimin e disa orareve, duke respektuar vetëm ato orare që kanë fluks pasagjerësh, shkruan A2CNN. Nëse situata do të vijojë e tillë, atëherë, sipas pronarëve të autobusëve, përgjatë sezonit veror pritet që çmimet e biletave të linjave interurbane nga dhe drejt Vlorës të pësojnë rritje.
Burimi:
javanews.al