Rama premtoi në fushatë pasaportë europiane, Spiropali: Integrimi nuk është vetëm pasaportë`

Rama premtoi në fushatë pasaportë europiane, Spiropali: Integrimi nuk është vetëm pasaportë`

Nesër Shqipëria mban tryezën ndërqeveritare për nisjen e procesit të mbylljes së negociatave dhe grupkapitujve me Bashkimin Evropian në Bruksel. Në prag të këtij takimi ka reaguar edhe ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja socialiste Elisa Spiropali. Ndërsa e quan në postimin e saj në rrjetin social, duke e shoqëruar edhe me një album fotografik si ‘Dita e Evropës për Shqipërinë’, ish-ministrja vë në dukje se anëtarësimi në BE nuk është vetëm plaftormë politike apo diplomatike dhe gjithashtu as një pasaportë evropiane, por hyrja në një hapësira ku ligji ka tjetër peshë. ‘Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është vetëm pasaportë europiane në kuptimin formal. Është hyrje në një hapësirë ku ligji, konkurrenca, liria dhe dinjiteti i qytetarit kanë një tjetër peshë. Dhe për...