Rama poston artikullin e “Euronews” për sigurinë kibernetike të Shqipërisë: Mund të ishim gjunjëzuar, por sot jemi të parët në botë
Kryeministri Edi Rama nuk e ka mbyllur debatin për renditjen e Shqipërisë në krye të indeksit global të sigurisë kibernetike. Një ditë pasi iu përgjigj trollëve të internetit, ai reagoi sërish, këtë herë duke sjellë si argument një artikull të Euronews që pasqyron klasifikimin dhe transformimin e Shqipërisë pas sulmit kibernetik të vitit 2022. “Ja edhe EURONEWS-i global për një lajm që në Shqipëri i mërziti aq shumë sorrat, korbat dhe dështakzemërakët. Postimi i Ramës: “SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE Nga vendi që në vitin 2022 u godit nga një sulm masiv kibernetik i sponsorizuar nga Irani, tek vendi që sot kryeson renditjen globale për sigurinë kibernetike. Sipas indeksit të publikuar edhe nga Euronews, Shqipëria renditet e para në botë me 98.33...
Burimi:
javanews.al