“Rama, politikë antikombëtare”/ Blushi për marrëveshjen e “Detit” me Greqinë: S’mund të trajtohet si tender sekret

“Rama, politikë antikombëtare”/ Blushi për marrëveshjen e “Detit” me Greqinë: S’mund të trajtohet si tender sekret

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me negociatat për çështjen detare mes Shqipërisë dhe Greqia. Gjatë një interviste televizive, Blushi deklaroi se procesi është trajtuar pa transparencë. Ai iu referua marrëveshjes së vitit 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë si antikushtetuese, ndërsa tha se në vitin 2018 grupi negociator kishte arritur të zgjidhte pjesën më të madhe të mosmarrëveshjeve. Deputeti i Partisë së Lirisë akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama se ka penguar zgjidhjen e çështjes edhe në vitin 2020, duke e cilësuar këtë si pjesë të një “agjende antikombëtare”. “Nuk është një çështje që mund të trajtohet si një tender sekret. Presidenti nuk di asgjë. Kemi 2009, marrëveshja antikushtetuesen, vendimi gjykatës është publik....