‘Rama po shmang Kuvendin’/ Topalli: Kryeministri nuk është influencer… duhet të japë llogari
Deputetja e PD, Jozefina Topalli, akuzon kryeministrin Edi Rama për mungesë të vazhdueshme në seancat plenare dhe shmangie të kontrollit parlamentar. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli deklaroi se në historinë parlamentare të Shqipërisë, të gjithë kryeministrat kanë qenë të pranishëm për t’iu përgjigjur interpelancave, mocioneve dhe pyetjeve të opozitës, ndërsa sipas saj Rama po refuzon të përballet me Kuvendin. Jozefina Topalli: Zoti kryetar, nëse do shikoni arkivin e parlamentit të Shqipërisë në 25 vite, do gjeni aty se kryeministrat e Shqipërisë, me Fatos Nanon, Sali Berishën, Ilir Metën, kush ka qenë, kanë qenë gjithmonë aty, në karrigen që i takon kryeministrit, për t'ju nënshtruar pyetjeve, interpelancave, mocioneve dhe çdo kërkese që parashikon rregullorja e Kuvendit, për të matur standartin e demokracisë përmes kolonës...
Burimi:
syri.net