Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re” e dështakëve kërkon të pengojë anëtarësimin në 2030
Në ditën e 28 të protestës së qytetarëve, Kryeministri Edi Rama postoi disa pamje nga banjat termale të Bënjës në Përmet, jo thjesht për të hedhur poshtë akuzat në rrjetet sociale se qeveria i shkatërroi ato, por duke u përpjekur të heqë një vijë ndarëse mes rrjeteve sociale dhe realitetit. Kryeministri deklaroi se banjat termale të Bënjës përbëjnë një prej projekteve të suksesshme të “Rilindjes Urbane”, duke folur sërish për të pavërtetat që shpërndahen nga algoritmi. “Por ja, dy pamjet e kundërta: nga njëra anë ‘Bënja e shkretuar nga hajdutët e tradhtarët’, krijesë e djallëzisë së atyre që prej gati 1 muaji duan ta bëjnë çorap Shqipërinë, duke keqpërdorur ndjenjat, hallet, ndërgjegjen e pastër të shumëkujt që ka sot një arsye për të protestuar, dhe...
Burimi:
vizionplus.tv