‘Rama po ‘djeg’ 4 miliardë lekë për një koncert privat’/ Alimehmeti: Emergjencat mbeten pa fonde, qeveria i fik zjarret me degë peme
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, akuzoi qeverinë e Edi Ramës se po përdor fondet publike për të financuar një koncert privat, duke e cilësuar vendimin si abuzim me paratë e taksapaguesve. Sipas Alimehmetit, një aktivitet privat duhet të mbajë vetë riskun financiar dhe jo të mbështetet nga shteti. Ai kritikoi vendimin për të alokuar 4 miliardë lekë nga fondi i emergjencave, ndërsa vendi përballet me zjarre, familje të pastreha nga tërmeti dhe probleme të tjera të pazgjidhura. Demokrati tha se qeveria fillimisht kishte deklaruar se nuk do të financonte koncertin, por më pas ndryshoi qëndrim pa asnjë analizë apo plan ekonomik. Ai akuzoi ministrat se janë angazhuar më shumë me shitjen e biletave sesa me problemet e qytetarëve, duke e cilësuar këtë...
Burimi:
syri.net