Rama përballë fëmijëve politikë/ Ata kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen nga kryeministri, ndërsa sipas saj ato lidhen me shqetësime të krijuara gjatë viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste. Ajo tha se në protestë janë kryesisht përfaqësues të gjeneratës Z, të cilët, sipas saj, kur kryeministri Edi Rama ka ardhur në pushtet kanë qenë fëmijë dhe sot janë në moshë 20–30 vjeç. Milori u shpreh se kërkesat dhe pakënaqësitë e shprehura në protestë lidhen drejtpërdrejt me qeverisjen aktuale, duke theksuar se përgjegjësia politike, sipas saj, bie mbi kryeministrin Edi Rama. “Në protestë janë Gjenerata Z, të cilët kur Edi Rama ka ardhur në pushtet kanë qenë nga 5 deri në 15...
Burimi:
ntv.al