Rama për Zvërnecin: Ata 3-4 eurodeputetë që erdhën në protestë, flisnin përçart
Kryeministri Edi Rama ka komentuar tubimin për Zvërnecin që po mbahet prej disa javësh në kryeqytet, teksa u ndal edhe tek ardhja e eurodeputetëve në Tiranë. Rama tha se nuk bëjnë dot një projekt që nuk e pranon Bashkimi Europian, pasi sipas tij nëse kjo ndodh do të “duhet të themi që nuk futemi në BE”. Ndër të tjera kryeministri deklaroi se “3-4 eurodeputetë erdhën në protestë e flisnin përçart”, duke iu referuar tubimit për Zvërnecin. “Për këtë projekt janë mbledhur disa nga arkitektët më të mirë të botës. Të dalësh dhe të sulmosh një projekt që akoma nuk është bërë është inkuizicion, ku e di ti si do të jetë. Le t’i lëmë të gjitha këto, në fund fare një gjë është e sigurtë,...
Burimi:
ntv.al