Rama për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut: Nevojë për të pasur bashkëjetesë harmonike me maqedonasit

Rama për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut: Nevojë për të pasur bashkëjetesë harmonike me maqedonasit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jalë, ku gjatë bashkëbisedimit me të reja e të rinj në RinCamp 2026, foli edhe për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut. Rama tha se “Shqipëria ka gjithë interesin që marrëdhëniet mes dy vendeve të jenë harmonike”, teksa shtoi se janë bërë përparime të mëdha. “Nuk mjafton sot të ndërtosh qendra shëndetësore që nuk ekzistonin në fakt, ishin gërmadha. Spitali Nënë Tereza ishte gjithçka, nuk e kuptoje a ishte pazar i rrobave të vjetra, merkato ilegale fruta-perimesh, një parkim i madh ilegal në mes të lagjes, pastaj kur hyje më thellë në spital nuk merrje vesh kush ishte mjeku, pacienti ose familjari, ecje në korridor e dikush kalonte në korridor me biçikletë. Sot të gjitha këto janë ndryshe, por nuk mjafton,...