Rama paralajmëron sfidat e tregut europian: BE për fermerët është bekim ose mallkim

Rama paralajmëron sfidat e tregut europian: BE për fermerët është bekim ose mallkim

Kryeministri i Edi Rama ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian për sektorin e bujqësisë mund të jetë “bekim ose mallkim” për fermerët, në varësi të përgatitjes së fermerëve shqiptarë për të përballuar standardet e tregut europian. Duke folur për politikat mbështetëse ndaj fermerëve, Rama tha se qeveria po përgatit një program të ri të quajtur “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili do të ofrojë kredi me interesa më të ulëta dhe garanci shtetërore për zhvillimin e fermave. “Duke e mbyllur dua vetëm t’ju siguroj që ne do jemi shumë mbështetës. Edhe siç ju thashë përveç të gjithë fondeve të tjera që po bën ministri, do kalojmë në fund të muajit ose në fillim të muajit tjetër edhe programin e ri që do mbështetet nga qeveria...