Rama nxjerr foton e protestueses: Ka ardhur me karvanin e ‘diasporës’, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës

Rama nxjerr foton e protestueses: Ka ardhur me karvanin e ‘diasporës’, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës

“Mos u merr me protestuesit… Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë. Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj...