Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me banorët e Thethit, ku fokusi kryesor i takimit ishte Paketa e Maleve dhe keqkuptimet që e rrethojnë këtë nismë. Gjatë takimit Rama theksoi se kjo paketë synon të vërë në lëvizje ekonominë e zonave malore dhe t’u japë zgjidhje pronave të trashëguara, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se kjo nismë do të përdoret për falje apo përfitime të “oligarkëve”. “Të gjithë ju që jeni sipërmarrës, që jeni aktivë ose doni të hapni një aktivitet, Thethi ka qenë një nga arsyet e Paketës së Maleve dhe është një nga pasqyrat shembullore të potencialit. Për Paketën e Maleve ka një keqkuptim të madh. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që kanë një pronë dhe janë jashtë...
Burimi:
ntv.al