Rama nga Estonia: U desh ardhja në pushtet e Trump dhe agresioni në Ukrainë i Putinit që Europa të zgjohej
Kryeministri Edi Rama është shprehur se duhej që Presidenti rus Vladimir Putin të niste agresionin në Ukrainë, në mënyrë që Europa të ‘zgjohej’ dhe të kujtohej për vendet që aspirojnë prej vitesh që të bëhen pjesë e unionit. Komentet Rama i bëri gjatë fjalës në panelin hapës të Konferencës ‘Lennart Meri’ në Estoni, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës. Rama përmendi gjithashtu ardhjen e Presidentit amerikan Donald Trump në pushtet në SHBA, si një faktor që Europa të rishikojë politikat e saj të mbrojtjes. Kryeministri deklaroi gjithashtu se shtetet e Europës, anëtare të NATO-s, duhet jo vetëm të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes, por duhet edhe një koordimin më i mirë politik mes këtyre vendeve,...
Burimi:
javanews.al