Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin
Nëntë njësi të reja të kimioterapisë do të jenë në funksion në të gjithë Shqipërinë, duke zgjeruar aksesin në trajtim, duke e afruar shërbimin me pacientët dhe duke ulur fluksin në Spitalin Onkologjik. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në Spitalin Rajonal të Elbasanit shërbimi i kimioterapisë vijon çdo ditë, duke u ofruar pacientëve me sëmundje tumorale trajtim të specializuar sa më pranë vendbanimit të tyre. Ndërkohë, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Zheni Gjergji, theksoi se qëllimi i spitalit dhe i gjithë sistemit shëndetësor është ofrimi i një shërbimi të sigurt dhe cilësor. “Shërbimi i kimioterapisë funksionon pranë Klinikës Onkologjike në Spitalin Rajonal të Elbasanit që nga viti 2017. Edhe sot ai ofron kujdes cilësor dhe...
Burimi:
javanews.al