Rama në Korenë e Jugut: Dëshmi se historia dhe kultura kanë rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Aziatike të Lidershipit në Korenë e Jugut, u shpreh se Koreja është një dëshmi e qartë se historia dhe kultura kanë rëndësi për zhvillimin dhe ripërtëritjen e një vendi. “Koreja është dëshmi se historia ka rëndësi. I njëjti popull, e njëjta kulturë. Një Kore u shndërrua në simbol të ripërtëritjes përmes hapjes së demokracisë së qëndrueshme dhe inovacionit, ndërsa tjetra u kthye në emblemë të ferrit përmes sundimit të forcës dhe frikës”, tha Rama. Ai bëri një paralelizëm me historinë e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë, gjatë një kapitulli të dhimbshëm, ka kaluar sfida të mëdha, por sot ndodhet në një rrugë të qëndrueshme drejt Bashkimit Europian. “Përgjatë një kapitullit të dhimbshëm të historisë së...
Burimi:
javanews.al