Rama në Konferencën e Bllokut Lindor: Tri sfida që po formësojnë të ardhmen e Evropës

Rama në Konferencën e Bllokut Lindor: Tri sfida që po formësojnë të ardhmen e Evropës

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, deklaroi se është një kënaqësi dhe nder i veçantë të marrë pjesë në këtë forum që mbledh përfaqësues të sipërmarrjes gjermane, ekspertë të sigurisë, ekonomisë dhe inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë dhe trupit diplomatik. Në fjalën e tij, Rama theksoi se takimi në Berlin vjen në një moment të veçantë, ku ndërthuren tre elementë kryesorë: qyteti ku zhvillohet konferenca, koha në të cilën ajo mbahet dhe temat që trajtohen. “Kam ardhur këtu sepse këto tri gjëra bashkohen në mënyrë të pazakontë,” u shpreh ai, duke shtuar se Evropa po përballet me sfida të thella dhe të shumëanshme. Sipas kryeministrit, lufta është rikthyer...