Rama: Ne e nxorrëm Shqipërinë nga degradimi, janë rritur pritshmëritë e qytetarëve

Rama: Ne e nxorrëm Shqipërinë nga degradimi, janë rritur pritshmëritë e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në programin Rilindja Urbane 2.0 sot në 10 korrik tha se sot pritshmëritë e qytetarëve janë rritur ndjeshëm. Rama theksoi se PS gjatë qeverisjes ka mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura. “Ne kemi mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura. Ne ndërtojmë shkolla. Sot Durrësi, edhe për shkak të rindërtimit, sot po ashtu Kamza, janë qytete, që tërësinë e shkollave e kanë të standardeve të një qyteti europian. Njerëzit nuk impresionohen më as nga ndërtimi i shkollave. Nuk shikojnë që kemi shtruar rrugët anembanë vendit, por shikojnë nja 5 kilometra që e kemi lënë pa shtruar. Dikur fitoheshin zgjedhjet me çakull”, tha Rama. Më tej, deklaroi se dikur fizkultura konsiderohej një lëndë pa peshë, por sot...