Rama ndan të tjera pamje nga Parisi, paradë madhështore me rastin e 14 korrikut
Kryeministri Edi Rama ka ndarë të tjera pamje nga parada ushtarake e zhvilluar ditën e sotme në Paris, me rastin e festës Kombëtare të Francës. “Paradite europiane në Paris, ku Koalicioni i Vullnetmirëve u rreshtua në Champs Elysees, si pjesë e një parade mbresëlënëse të Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 korrikut”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar në rrjetet sociale. Në bulevardin Champs-Élysées u valëvit dhe flamuri shqiptar. I pranishëm në paradë ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë ditën e djeshme në mbledhjen e Koalicionit të të Vullnetshmëve, për mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus.
Burimi:
javanews.al