Rama nda videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku një grup protestuesish parakaluan në bulevard me një arkivol, të cilin e cilësuan si “arkivol politik”. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, i shoqëruar me një video, Rama e krahasoi këtë simbolikë me ngjarjet e 20 viteve më parë, duke e cilësuar si një rikthim të politikës së përplasjes. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë iu drejtua pjesëmarrësve të protestës, të cilët i quajti “flamingo”, duke theksuar se shumë prej tyre kishin dalë në shesh me kërkesa dhe shqetësime të sinqerta, por sipas tij protesta u devijua nga grupe dhe aktorë politikë. Rama shkruan se “arkmorti” i shfaqur në protestë përfaqëson një përpjekje për ta kthyer vendin pas, ndërsa...
Burimi:
javanews.al