“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Berisha u përgjigjet protestuesve: Paguhen nga Sorosi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj thirrjeve të protestuesve që kërkojnë burgosjen e tij dhe të Edi Ramës, duke i cilësuar ato si grupe që, sipas tij, financohen nga George Soros. Berisha tha se demokratët janë vazhdimisht pjesë e protestave si qytetarë dhe mbrojti vendimin që të mos dalin me simbolet e partisë. Ai kritikoi ashpër sloganet që barazojnë qeverinë me opozitën, duke i cilësuar si klithma dëshpëruese nga opozita e opozitës. “Demokratët të gjithë janë në protestë. Në këtë protestë qindra dhe mijëra demokratë në mënyrë të vazhdueshme. Mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë që ata kanë marrë. Nuk kanë shkuar me simbole të partisë, por si demokratë, si qytetarë, Sa i përket sloganeve. Ka disa momente. Nuk kanë...
Burimi:
ntv.al