Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës
Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pretendimeve për dëmtimin e mureve antike në zonën e Ujërave Termale të Bënjës, në Përmet duke theksuar se në këtë destinacion nuk janë hequr mure antike, por është rehabilituar një strukturë e ndërtuar vite më parë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama publikoi fotografi të realizuara një dekadë më parë, duke shpjeguar se gjatë sistemimit të parë të zonës së Ujërave Termale të Bënjës ishte rindërtuar muri mbajtës prej betoni, i cili më pas ishte veshur me gurë. Sipas tij, muri i mëparshëm ishte në gjendje të amortizuar dhe ndërhyrja e asaj kohe synoi stabilizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zonës. Rama bën të ditur se, rehabilitimi i Bënjës u krye nga të njëjtët mjeshtër që punuan edhe...
Burimi:
javanews.al