Rama mesazh protestuesve me analogjinë e “Waterlosë”: Jo ëndrra të verbra, po bëheni instrument të interesave…
Duke i krahasuar pjesën më të madhe të protestuesve para zyrës së tij personazhin Fabrice del Dongos të Stendal, i cili e idealizoi betejën e Vaterlosë si ëndrrën e lirisë por gjeti vetëm zhgënjim në një betejë të pakuptimtë, kreu i qeverisë Edi Rama u kërkoi të mos bëhen instrument në duart e të tjerëve. “Kur emocioni ushqehet nga gjysmë të vërteta, nga pamje të shkëputura nga konteksti, nga sloganet që qarkullojnë më shpejt se provat, nga një algoritëm që shpërblen gjithmonë atë që trondit, jo atë që shpjegon, atëherë idealizmi, dëshira e sinqertë, nevoja për t’u shprehur në një komunitet, kthehet në instrument, në instrument në duart e atyre që kanë interesa krejt të tjera. Njeriu mendon se po mbron flamingot, se po mbron...
Burimi:
sot.com.al