Rama me të rinjtë në Jalë: Sikur të besoja çfarë u tha për Zvërnecin do të isha në protestë
Duke folur në një takim në Jalë me të rinj, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, të organizuar në ish-kampin e LSI-së, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i resortit luksoz në Zvërnec do të sjellë përfitime të mëdha në ekonominë shqiptare. Ndër të tjera, Rama tha se dezinformimi ka sjellë një goditje të madhe për turizmin në këtë muaj duke dëmtuar qartazi dhe bizneset. “Sikur unë të besoja çfarë u tha për Zvërnecin, jo vetëm do të kisha dalë në protestë, por do të isha akoma aty. Ajo që u tha ishte e tmerrshme, por fatmirësisht e pavërtetë. Ajo që është më e vështira në këtë kohë është si t’ia bëjmë me të vërtetën, sesi njerëzit të informohen më mirë dhe të mos lihen jashtë...
Burimi:
javanews.al