Rama mbron projektin e ri në Banjat e Bënjës: Destinacion turistik për fundjavën (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për investimet në Banjat e Bënjës, duke kundërshtuar akuzat për betonizim dhe dëmtim të zonës natyrore. Rama thotë se kjo hapësirë nuk është shkatërruar, por i është nënshtruar një projekti, i cili synon ta transformojë dhe ta rikthejë si një pikë të rëndësishme turistike dhe në një hapësirë ku mund të ecësh. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri ka publikuar pamje nga zona dhe shkruan se Banjat e Bënjës tashmë po përjetojnë një tjetër atmosferë. Ai ka ftuar qytetarët dhe turistët që të vizitojnë zonën e Përmetit, duke theksuar se aktivitetet do të vijojnë edhe gjatë fundjavave. “Banjat e Bënjës mbrëmë, me energjinë e festës që ndezi këtë oaz natyre e turizmi, ku deri dje ankoheshim, me të...
Burimi:
javanews.al